A do të rikthehet John Cena ?

Lajme

A do të rikthehet John Cena ?

11.08.2026, 23:54

Një pyetje që shumë e kanë shtruar kohët e fundit, pas vitit 2025, kur 17-herë kampioni i botës u tërhoq nga wrestling pas ndeshjes me Gunther.

Siç edhe vetë Cena e ka thënë, ai e ka mbyllur me wrestling dhe është e vështirë, për të mos thënë e pamundur, që ta shikojmë sërish në ring. Ai vetë, në një intervistë para pak javësh, me të qeshura tha se do të duhej një ofertë financiare shumë e majme që ta rikthente atë në ring dhe shtoi gjithashtu: “Nëse dikush ka para të tepërta për t’i hedhur, le të ma paraqesë ofertën dhe të më bindë.” Gjithsesi, WWE bëri lëvizjen e zgjuar duke i ofruar John Cenas një kontratë disavjeçare si ambasador i WWE-së dhe duke i vendosur një klauzolë në kontratë që nuk mund të ndeshet në asnjë kompani tjetër. Kjo për t’i mbyllur dyert rivalit më të madh, AEW, që mund të përfitonte nga ky rast.