Lajme
Rezultatet dhe momentet kryesore nga WWE NXT
26.08.2026, 09:06
NXT zhvilloi episodin e fundit para Heatwave, me një Steel Cage Match brutal, zhvillime të rëndësishme rreth titujve dhe një përleshje të madhe që mbylli mbrëmjen.
🔴 Saquon Shugars mposht Dion Lennox
Shugars fitoi Weaponized Steel Cage Match pas një crossbody nga maja e kafazit, duke i dhënë fund një përballjeje brutale.
🔴 Keanu Carver mposht Kam Hendrix
Carver siguroi fitoren pas ndërhyrjes dhe shpërqendrimit të Mason Rook.
🔥 Kali Armstrong mposht Zaria dhe shkon në Heatwave
Kali Armstrong mposhti kampionen Zaria në një ndeshje ku titulli nuk ishte në lojë. Falë fitores, ajo u shtua në ndeshjen e unifikimit të titujve në Heatwave.
Tashmë do të kemi një Triple Threat: Zaria vs. Wren Sinclair vs. Kali Armstrong.
🔴 BirthRight merr fitoren
Charlie Dempsey, Lexis King, Uriah Connors & Channing “Stacks” Lorenzo mposhtën Noam Dar, Romeo Moreno, Sean Legacy & Dorian Van Dux. Dempsey siguroi fitoren ndaj Noam Dar.
🏆 Rey Fenix ruan AAA Cruiserweight Championship
Rey Fenix mposhti EK Prosper dhe vazhdon mbretërimin e tij si AAA Cruiserweight Champion.
💥 Kaos total para NXT Heatwave
Segmenti i fundit mblodhi disa prej emrave kryesorë që do të garojnë në Heatwave, por situata nuk qëndroi e qetë për shumë gjatë.
Gjithçka përfundoi në një përleshje masive, me Zilla Fatu që ngriti NXT Championship dhe dërgoi një mesazh të fortë para Fatal 4-Way.
🔥 Nattie vs. Jaida Parker bëhet zyrtare
Pas një debati të tensionuar mes tyre, u konfirmua se Nattie dhe Jaida Parker do të përballen në një Submission Match në NXT Heatwave.
